Në Kosovë ngacmimet nga më të ndryshme vazhdojnë ndër vite të jenë prezentë në vendin tonë.
Rasti i fundit ishte që, Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes një komunikate njoftoj se një person është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit nën dyshimin se ka ngacmuar ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, derisa ajo ishte duke qarkulluar në trafikun rrugor në Prishtinë.
Arbresh.info ka tentuar të marr një përgjigje nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për këtë çështje, se për çfarë ngacmimi bëhet fjalë, por nuk kanë kthyer përgjigje.
Por, se Ligji duhet të vlej për çdo grua të Kosovës njëjtë, dhe se çdo grua e Kosovës nuk është më pak e vlefshme se sa ambasadorja e Luksemburgut, e thotë avokati, Musa Damati.
Sipas tij, rastet e tilla duhet të trajtohen me prioritet në procedurën penale dhe me standarde të njëjta, dhe të barabarta për të gjitha gratë e Kosovës.
“Ajo se çka duhet të theksohet në rastin konkret është se përveç se aktet e tilla duhet të shqyrtohen në procedurën penale, trajtimi i rasteve të tilla duhet të bëhet jo me standarde të dyfishta përkatësisht se ligji duhet të vlej për çdo grua të Kosovës njëjtë, dhe se çdo grua e Kosovës nuk është më pak e vlefshme se sa ambasadorja e Luksemburgut, andaj edhe për ketë arsyeje rastet e tilla duhet te trajtohen me prioritet në procedurën penale dhe me standarde të njëjta dhe barabarta për të gjitha gratë e Kosovës”, thotë ai.
Ndërsa, eksperti i sigurisë në Kosovë, Drizan Shala, thotë se duhet të analizohen rrethanat se si ka ardhur deri të konstatimi mbi veprën e dyshuar ngacmim.
“Në lidhje me masën e shqiptuar prej 48 orësh mendoje që duhet të analizohen rrethanat se si ka ardhur deri të konstatimi mbi veprën e dyshuar “Ngacmim”. Por është mirë që Policia në bashkërendim me Prokurorin ka ndërmarr veprimin a priori në të mirë të personit që është ndjerë e ngacmuar”, thotë ai.
46 raste të ngacmimeve gjatë vitit 2021
Nga Policia e Kosovës thonë gjatë këtij viti janë raportuar 46 ngacmime.
“Gjatë këtij viti janë raportuar 46 raste ngacmime. Në vitin 2020, 48 ngacmime ndërsa në vitin 2019, 40 ngacmime”, thuhet në përgjigjën e Policisë së Kosovës.
Po ashtu, arbresh.info ka tentuar të marr një përgjigje edhe në Ambasadën e Luksemburgut në Kosovë, por nuk kanë kthyer përgjigje./arbresh.info/
Lexo edhe
E ngacmoi ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, i dyshuari ndalohet për 48 orë
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...