Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 48 aktakuza kundër 53 personave për vepra të ndryshme penale, thuhet në komunikatë për media.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 17 persona, si dhe janë bërë shtatë kërkesa për caktim të paraburgimit të tetë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë persona, ka paraqitur gjashtë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë personave, si dhe ka ngritur 22 aktakuza kundër 23 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë tre persona të dyshuar, në tri raste të ndryshme. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër aktakuza kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person të dyshuar për kryerje të veprës penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit për 48 orë është ndaluar një person si dhe janë ngritur 10 aktakuza kundër 13 personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy persona të dyshuar, në dy raste të ndara.
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një person, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person, si dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre persona të dyshuar në dy raste të ndryshme dhe ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave, për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
Rama: Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, dy...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...