48 Aksidente trafiku dhe 30 persona të arrestuar brenda 24 orëve në Kosovë

10:29 | 18 Shtator 2019
Arbresh Info

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë ndodhur 48 aksidente trafiku, 16 prej tyre me persona të lënduar kurse në 32 tjerë raportohet vetëm për dëme materiale,transmeton arbresh.info

Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës, thuhet se në 24-orët e fundit janë shqiptuar edhe 1 mijë e 552 tiketa trafiku.

Gjithashtu, policia ka bërë të ditur se ka arrestuar edhe 3o persona, 17 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 4 në vuajtje të dënimit./ arbresh.info

Fotografi ilustruese:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme