Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.183 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 47 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Rastet e vdekjes janë nga komunat:
Gjilan 1 rast (74 vjeç), Rahovec 1 rast (53 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 106.489 raste nga 556.365 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.210 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 202 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.877 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.402. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 19 raste, Mitrovicë 6 raste, Ferizaj 3 raste, Gjilan 3 raste, Podujevë 3 raste, Gjakovë 2 raste, Kaçanik 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Leposaviq, Pejë, Rahovec, Skenderaj, Suharekë dhe Vushtrri.
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...