Prokurori i Shtetit ju njofton se nga Prokuroria Speciale dhe prokuroritë themelore janë ngritur 47 aktakuza kundër 56 personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar nëntë persona të dyshuar, si dhe, janë paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër personave.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë kundër katër personave të pandehur për shkak se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të “Blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope” nga neni 267, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër persona dhe ka ngritur 15 aktakuza kundër 17 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person, ka parashtruar tri kërkesa për caktimin e paraburgimit për tre persona dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër tetë personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre persona të dyshuar, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një personi dhe ka ngritur tetë aktakuza, kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur nëntë aktakuza kundër 10 personave.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë aktakuza kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp
Shpenzimet e shqiptarëve për lodrat e fëmijëve, importohet 1...
Man United ia cakton çmimin Rashfordit, i përballueshëm poth...
Erdogan paralajmëron kurdët/ Presidenti turk: Lini armët, os...
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, sot prezanton raportin ...
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora