Google ADS

46-vjeçari vdes në një lokal në Prishtinë

10:06 | 5 Gusht 2022
E.H

Një 46 vjeçar ka ndërruar jetë në një lokal në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar  zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Ahmetit, rasti po cilësohet si vdekje e dyshimt.

“Rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një lokal në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 46 vjeç.

“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si “vdekje e dyshimtë” dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit” tha Ahmeti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme