Google ADS

4,586 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

08:06 | 20 Gusht 2022
K.B

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 519 raste të reja me Covid-19 nga 1,921 testime të bëra.

MSH njofton se në 24 orët e fundit është shënuar një rast i vdekjes.

Ministria bën të ditur se janë shëruar 779 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,186. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme