Google ADS

455 qytetarë gjobiten për mosrespektim të masave antiCOVID-19

12:34 | 10 Shkurt 2021
S D

Qytetarët po vazhdojnë të mos i respektojnë masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e virusit korona.

Për mosrespektim të këtyre masave, Policia e Kosovës brenda ditës ka shqiptuar 455 gjoba.

Aktualisht në Kosovë janë 6 mijë e 814 raste aktive me COVID-19.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 62.782 raste nga 254.568 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.528 raste të vdekjes.

Kurse, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.440 raste.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme