455 gjoba për mosrespektim të masave anti-pandemi

08:56 | 10 Shkurt 2021
S D

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 455 gjoba për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID.

17 persona u arrestuan, shtatë persona u dërguan në mbajtje dhe pesë në vuajtje të dënimit, njofton Klan Kosova.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 17 aksidente trafiku me të lënduar dhe 27 aksidente me dëme materiale.

Po ashtu Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1 mijë e 146 tiketa trafiku.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme