Kompensimet e dëmeve në Kosovë, sa vijnë e shtohen. Për tre vite radhazi (2017, 2018, 2019), Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka trajtuar 241 kërkesa për kompensim të dëmeve për persona të dënuar ose të arrestuar mbi 450 mijë euro.
Sipas Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në muajin dhjetor të vitit 2018, ishin trajtuar 26 kërkesa për personat e dënuar, ose arrestuar pa arsye, ku sipas KGjK-së, ishin bërë 23 pagesa për 17 persona,
“Janë bërë 23 pagesa për 17 persona, 4 persona kishin pranuar vetëm dënimin material, e ndërsa 6 persona kanë vendosur që të shkojnë komplet në kontest civil pranë gjykatës kompetente. Po ashtu, sipas KGjK-së, tre persona ende nuk janë deklaruar për ofertën. Shuma e kompensuar për këtë muaj të viti 2018 ishte afër 70 mijë euro”, thuhet në përgjigjen e kësaj zyre.
Ndërsa, gjatë muajit shkurt të vitit 2019, ishin trajtuar 30 kërkesa për personat e dëmtuar, ose të arrestuar pa arsye.
“Janë bërë 33 pagesa për 26 persona, e ndërsa vetëm një person kishte kërkuar vetëm dëmin materia, ndërsa për pjesën tjetër ka vendosur që të shkoj ne Kontest civil, e ndërsa 4 persona ende nuk janë deklaruar për ofertën. Shuma e kompensuar për muajin shkurt ë 2019 ishte mbi 80 mijë euro”, thuhet në përgjigjen e kësaj zyre.
Gjatë muajit mars të viti 2019, ishin trajtuar 25 kërkesa për personat e dënuar, ose të arrestuar pa arsye.,
“Në këtë periudhë ishin bërë 27 pagesa për 24 persona, ndërsa 3 persona kanë kërkuar vetëm dëmin material, ndërsa për pjesën tjetër ka vendosur që të shkoj në Kontest civil, ndërsa një person ende nuk është deklaruar për ofertën. Shuma e kompensuar për muajin mars të vitit 2019 ishte afër 70 mijë euro”, thuhet në përgjigjen e kësaj zyre.
Po ashtu, gjatë muajit qershor të vitit 2019, ishin trajtuar 52 kërkesa për personat e dënuar, ose arrestuar pa arsye.
“Në këtë periudhë ishin bërë 48 pagesa për 39 persona, ndërsa 8 persona kanë kërkuar vetëm demin material, ndërsa për pjesën tjetër ka vendosur që të shkoj në Kontest civil, ndërsa 6 persona ende nuk kanë deklaruar për ofertën, e 6 personave të tjerë ju ka refuzuar kërkesa. Një person ka nënshkruar marrëveshjen në vitin 2020 me KGjK-në. Shuma e kompensuar për këtë periudhë ishte mbi 90 mijë euro”, thuhet në përgjigjen e kësaj zyre.
Në muajin korrik të vitit 2019, sipas KGjK-së, ishin trajtuar 45 kërkesa për personat e dënuar, ose arrestuar pa arsye.
“Në korrik të 2019 janë bërë 32 pagesa për 27 persona, ku 3 prej tyre kanë pranuar vetëm dënim material, ndërsa 5 persona kanë vendosur të shkojnë në kontest civil, por 5 persona të tjerë janë në pritje për pagesë, e ndërsa 5 persona të tjerë nuk janë deklaruar fare, e ndërsa 3 personave i është refuzuar kërkesa. Po ashtu, shuma e kompensuar për këtë periudhë ishte mbi 80 mijë euro”, thuhet në përgjigjen e kësaj zyre.
Sipas KGjK-së, gjithashtu, në nëntor të viti 2019, ishin trajnuar 48 kërkesa për personat e dënuar, ose arrestuar pa arsye.
“Janë bërë 29 pagesa për 26 persona për vitin 2019 të muajit nëntor, ku 3 persona kanë pranuar vetëm dënim material, e 7 prej tyre kanë vendosur të shkojnë në kontest civil, ndërsa 5 persona janë në pritje për pagesë, e 5 persona të tjerë nuk janë deklaruar fare, ndërkaq 5 personave të tjerë janë iu është refuzuar kërkesa. Shuma e kompensuar për këtë periudh ishte mbi 30 mijë euro”, thuhet në përgjigjen e kësaj zyre.
Gjithashtu, gjatë muajit dhjetor 2019, ishin trajtuar 15 kërkesa për personat e dënuar, ose arrestuar pa arsye.
“Në dhejtor të vitit 2019, janë bërë bërë 29 pagesa për 26 persona, ku një person ka vendosur të shkojë në kontest civil, e ndërsa 5 persona në pritje për pagesë, e ndërkaq 5 persona të tjerë nuk janë deklaruar fare. Shuma e kompensuar për këtë periudhë ishte mbi 6 mijë euro”, thuhet në përgjigjen e kësaj zyre.
Në total sipas Këshillit Gjyqësor të Kosovës, pagesat për kompensimin e dëmit për personat e dënuar, ose arrestuar pa bazë ligjore dhe pa arsye per vitin 2017, 2018 dhe 2019, ishte mbi 450 mijë euro.
Fatmir Limaj refuzon marrëveshjen e KGjK-së, dorëzon padinë për kompensim
Ndërkaq sa i përket kompensimit të dëmit, zëdhënësja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Aishe Qorraj, ka thënë se Fatmir Limaj nuk e ka pranuar marrëveshjen nga KGjK, dhe se a është paditur KGjK-ja, ne ende nuk kemi informata.
“Sa i përket rastit të z.Fatmir Limaj, siç e keni përshkruar edhe ju, z.Limaj nuk ka pranuar marrëveshjen nga KGJK-ja, mirëpo, se a është paditur KGJK-ja, për ketë çështje, ne akoma nuk jemi informuar zyrtarisht”, ka thënë Qorraj.
Avokati Rrecaj: Janë bërë më shumë se 2 vjet që kemi dorëzuar padinë për kompensim të dëmit
Ndërkaq, avokati i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj, për arbresh.info, ka thënë se janë bërë më shumë se 2 vjet që kemi dorëzuar padinë për kompensim të dëmit për rastin “Kleçka” dhe jemi ende në pritje.
“Ne kemi bërë padi për kompensimin e dëmit material dhe jo material, dhe padia është dorëzuar në Gjykatën Themelore e presim zgjidhje se ka më shumë se 2 vjet që e kemi dorëzuar, por jemi në pritje, pra është padi civile, pra kërkesë për kompensim të dëmit, për rastin “Kleçka”, por për “MTPT”-në, jo nuk kemi bërë padi”, ka thënë avokati Tahir Rrecaj.
Po ashtu, Rrecaj ka shtuar se, Fatmir Limaj nuk ka shprehur interesim për të zgjeruar padinë për rastin e “MTPT”-së, dhe ende po presin prej gjykatave edhe pse nuk janë po aq efikase.
“Në patëm menduar se kur të kthehet tek Gjykata e Apelit, rasti i “MTPT”-së, me zgjeru padinë ose jo, por Fatmiri nuk ka shprehur interesim, kështu që mund ta zgjerojmë padinë gjatë shqyrtimit gjyqësor por nuk besoj, por mbete vetëm rasti “Kleçka”, e për padinë ekzistuese ende nuk kemi bërë padi. Ne jemi në pritje të gjykatave, gjykatat nuk janë efikase sa duhet, e ka më shumë se 2 vjet që është dorëzuar padia dhe nuk kemi marr thirrje e nuk është caktuar ende seanca përgatitore, e kështu që jemi në pritje”, ka thënë Rrecaj.
Kompensimi, avokati Gashi: Prokurorët duhet të marrin përgjegjësi
Avokati i njohur i shumë çështjeve të mëdha, Tomë Gashi, për arbresh.info ka thënë se ata që lirohen nga akuzat pa bazë ligjore apo që kanë qenë në ndjekej të bazuar penale kanë të drejtën e dëmshpërblimit.
“Të gjitha ata që lirohen nga akuza pa bazë ligjore, apo thënë më thjeshtë që lirohen apo nuk akuzohen fare por që kanë qenë në ndjekje të pa bazuar penale sipas ligjit dhe drejtësisë kanë të drejtë në dëmshpërblim, dhe kjo është e drejt e cila nuk mundet dhe as nuk duhet t’i mohohet askujt”, ka thënë avokati Gashi.
Gashi ka shtuar se këto raste nuk e dëmtojnë buxhetin e shtetit, por ai prokurorë që akuzon pa fakte e në raste të caktuara pa bazë caktohet edhe paraburgimi, e për këtë duhet të marrin përgjegjësi ata prokuror që ngritin akuza të pa baza, e ata faktikisht sipas Gashit, me veprimet e tyre e dëmtojnë buxhetin e shtetit.
“Ata në të vërtetë nuk e dëmtojnë buxhetin e shtetit, por atë e bënë ai prokuror që akuzon pa fakte dhe që është edhe me keq kur ne raste të caktuara pa bazë caktohet edhe paraburgimi, apo personi i akuzuar i cili edhe ka qëndruar në paraburgim lirohet i pafajshëm, dhe për këtë duhet të marrin përgjegjësi ata prokuror që ngritin akuza të pa baza, e që ata faktikisht me veprime te tyre e dëmtojnë buxhetin e shtetit, e ndërsa për ta asnjë masë ndëshkuese nuk ndërmerret”, është shprehur Gashi.
Ekonomisti: Policia, prokuroria dhe gjykata duhet të japin llogari
Ndërsa, njohësi i çështjeve të ekonomisë, Mustafë Kadrijaj, për arbresh.info, ka thënë se problem është drejtësia në vend, sepse sipas tij edhe krimineli më i madh deklarohet i pafajshëm por aparati shtetëror është ai që e vlerëson një gjë të tillë.
“Duke marr parasysh që jemi shoqëri demokratike vlerësoj që problemi është tek drejtësia në vend, si tek prokuroria dhe gjykata sepse është e natyrshme që edhe krimineli më i madh deklarohet i pafajshëm por aparati shtetëror është ai që e vlerëson një gjë të tillë dhe në këtë rast pista e investigimit duhet të drejtohet në organet e drejtësisë për faktin që në momentin që del i pafajshëm dhe kanë dështuar”, ka thënë Kadrijaj.
Po ashtu, ai ka shtuar se vargu zinxhiror si policia, prokuroria dhe gjykata duhet të japin llogari sepse problemi qëndron tek organet kompetente.
“I gjithë vargu zingjiror si policia, prokuroria dhe gjykata duhet të japin llogari, njerëzit e emëruar në ato pozita për dy arsye së pari për mos profesionalizëm që të marrin informata të mjaftueshme për aktakuzë, dhe njëherit dëmtim të autoritetit sepse të bënë shfaqje në publik që po në emër të luftimit të korrupsionit dhe në fund të dalin të pafajshëm kjo nuk ka logjik pra i gjithë problemi qëndron tek organet kompetente”, ka thënë njohësi i çështjeve të ekonomisë Mustafë Kadrijaj./E.Ballazhi/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...