“450 euro për ta dërguar në Loznicë”: Taksisti që e transportoi Faton Hajrizin dëshmon para policisë serbe

14:03 | 18 Korrik 2024
K.B

Taksisti i cili e ka transportuar për në Loznicë, Faton Hajrizin, është arrestuar dhe ka dëshmuar para policisë së Serbisë.

Media serbe “Novosti” nga persona të afërt me hetimin, ka raportuar se taksisti nga Tutini, Serbi, i ka marrë nga i dyshuari 450 euro për ta transportuar atë për në Loznicë.

Sipas taksistit, marrëveshja ka qenë gjoja për ta çuar atë në një hotel në pronësi të, siç tha taksisti i arrestuar, Marko Markoviq.

Megjithatë, mediat serbe raportojnë se një hotel i tillë nuk ekziston.

Sipas “Novosti”, Policia e ka pyetur taksistin, “a nuk ishte e dyshimtë se kë dhe ku po e çoje”, për të cilën ai nuk u përgjigj saktë dhe qartë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme