Google ADS

45 pacientë me koronavirus në gjendje kritike

15:04 | 8 Gusht 2020
Arbresh.info

Në Qendrën Klinike Universitare janë të shtrirë 630 pacientë.

Prej të cilëve 480 të konfirmuar me koronavirusin e ri, shkruan portali arbresh.info.

45 pacientë janë në gjendje kritike shëndetësore, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Në klinikat Covid të QKUK-së, janë të shtrirë 271 pacientë, 237 prej tyre Covid pozitiv, kurse 173 janë në asistim me oksigjen.

Në spitalet e rajonale ndodhen të shtrirë 359 pacientë, prej tyre 243 janë të konfirmuar me Covid, 225 janë me oksigjeno-terapi./arbresh.info./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme