45 kosovarë mbesin në Aeroportin e Antalyas, mosmarrëveshje mes agjencionit turistik dhe kompanisë së fluturimeve

18:23 | 24 Shtator 2019
Arbresh Info

45 udhëtarë nga Kosova janë duke pritur momentalisht në Aeroportin e Antalya-s në Turqi. Derisa aeroplani që duhet të niset për në Prishtinë në orën 19:25, ata kanë mbetur “peng” i një mosmarrëveshjeje mes turoperatorit që ka organizuar këtë udhëtim dhe agjensionit nga i cili këta të fundit kanë blerë biletat.

Alban Beqiri nga Four Seasons Travel ka thënë për Indeksonline, se si biznes nga agjensioni turistik Pegasus Airlines me datë 05.09.2019 kishte blerë 45 bileta, ndërsa i njëjti agjension nuk ia ka dhënë biletat ditën e djeshme kur ai i ka kërkuar, e momentalisht udhëtarët po presin në aeroport.

“Jemi një turoperator në Kosovë dhe kemi 45 udhëtarë në Antalya të Turqisë. Momentalisht udhëtarët gjinden në aeroport. Unë si biznes i kam ble 45 bileta në Pegasus Airlines me datë 05.09.2019. Biletat i kam rezervuar dhe paguar si deposit 10 për qind të shumës në muajin qershor 2019.

Dje kam dasht t’i marr biletat dhe Pegasusi nuk mi ka dhënë duke më thënë që nuk i kam respektuar afatet. Kjo është një gënjeshtër. Udhëtarët janë të dëmtuar si dhe unë si biznes. Klientët duhet të dalin nesër në mëngjes në punë dhe kjo kompani nuk po i pranon udhëtarët të kthehen. Fluturimi nga Antalya është sot në orën 19:25 me orë të Turqisë.

Indeksonline ka kontaktuar edhe agjensionin Pegasus me qendër në Prishtinë, por të njëjtit kanë mohuar se kanë të bëjnë me rastin në fjalë. Ata kanë thënë se kjo ka të bëj me përfaqësinë në Turqi dhe se ankuesi në këtë rast ka bërë gabim në mënyrën e formës së kërkesës grupore.

“Agjensioni që e ka bërë këtë gjest është vet fajtor për një arsye që vet ka kërku, e ka bërë kërkesën për atë grup andaj nuk ka lidhje me ne. Kjo ka të bëj me përfaqësinë në Turqi që është sepse ai ka kërku prej Turqisë, qendrës kryesore, andaj ne nuk kemi linje për këtë çështje. Ndërsa, personi në fjalë që e ka bërë këtë kërkesë duhet të ketë parasysh që duhet të përcjellë formën e kërkesës grupore që e ka një formë, periudha e pritjes së grupit, prandaj e ka tejkalu atë kohë dhe tani është anku dhe ne s’kemi asgjë lidhje me këtë çështje.

S’ka të bëj me kompaninë tonë, personi që e ka bërë këtë ankesë duhet të di së në çfarë forme po aplikohet. A e ka bërë kërkesën nëpërmjet neve apo direkt ka kërku prej qendrës kryesore në Turqi.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme