Një objekt në Prishtinë ishte kapluar nga zjarri në njehsorët e saj.
Të gjitha kabllot u dogjën bashkë me njehsorë dhe që nga ajo ditë ata kanë mbetur pa rrymë. Në KEDS kanë thënë se janë duke i analizuar dëmet që janë shkaktuar, e banorët kërkojnë zgjidhje.
Sot janë bërë 7 ditë prej kur zjarri përfshiu njehsorët e rrymës në një objekt banesor në lagjen “Kodra e Diellit” në kryeqytet.
Pak lëvizje ka në objekt, pasi që shumica e banorëve janë detyruar të zhvendosën te të afërmit e tyre.
Një qytetare ditën kur u dogjën njehsorët, luftoi me jetë.
“Këtu tash jemi tu u përballë më shumë vështirësi. Shyqyr Zotit që koha është e mirë. Ujë s’ka, rrymë s’ka. Është e çuditshme qysh u bë një javë dhe askush s’ka ardhur dhe as nuk ka marrë masa. Veç Zoti më ka shpëtuar atë ditë. Kam qenë në objekt dhe kam dal prej katit të 5-të. Sinqerisht po çuditem qysh mos me u marrë kurrfarë masash e mos të interesohet askush për këtë situatë”, tha për RTK-në Ferdane Ademi, banore në këtë objekt.
E banorët ankohen sepse akoma nuk u janë rregulluar njehsorët e rrymës.
“Krejt çka kemi pasur në frizë, na u kanë prishë. Krejt çka kemi përgatitë për dimër krejt janë prishë. Kanë qenë dy ekipe, por më askush s’ka ndërmarrë asgjë”, tha Isa Gosalci, një banues tjetër në këtë objekt.
Edhe qytetari tjetër Adem Ademi i tha RTK-së se deri më tash asnjë përgjigje nuk ka marrë. “Po thonë që është kohë feste. Tjerët duhet të festojnë e tjerët të mbesin pa kushte elementare për jetë. S’kemi asnjë përgjigje. Ne kemi shpresuar që sot vjen dikush t’i fillojë punimet për t’i sanuar dëmet, por askush s’ka ardhur”, tha Ademi.
Nga KEDS kanë thënë se janë duke e vlerësuar gjendjen aktuale aty. E sipas zëdhënësit Lulzim Krasniqi, ka takuar disa banorë të objektit, të cilëve ua ka shpjeguar se ata duhet të bëjnë instalimin e kabllove ndërsa KEDS-i do ta bëjë instalimin e njehsorëve.
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...
Ish-koloneli për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksione...
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...