Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në kuadër të aktiviteteve të javës së kaluar ka shqiptuar 1252 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 17 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje të rënda në komunikacion.
Sipas njoftimit, janë raportuar rreth 45 aksidente prej të cilëve 16 kanë përfunduar me lëndime, 25 persona kanë përfunduar të lënduar ndërkaq, 29 aksidente kanë qenë me dëme materiale, shkruan Arbresh.info.
Komunikata e plotë:
Aktivitetet e policisë rajonale gjatë javës në parandalim të aksidenteve
Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 10-16/07/2023 ka shqiptuar 1252 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 17 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Ndërsa, janë raportuar 45 aksidente, prej tyre:
-Aksidente me lëndime, 16
Persona të lënduar, 25
-Aksidente me dëme materiale, 29
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.
Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë./Arbresh.info
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...