Papunësia është një ndër faktorët që ndikon në ikjen e mjekëve nga Kosova.
Sipas kryetarit të Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu numri i mjekëve të papunë është rreth 440.
Në një intervistë për Arbresh.info, Sejdiu i cilësoi Shtëpitë e Shëndetit në sektorin primar si joserioze dhe jo mirë të planifikuara sa i përket punësimit të mjekëve.
“Unë kam frikë që Shtëpitë e Shëndetit në sektorin primar nuk janë shumë serioze apo mirë të planifikuara për punësimin e mjekëve dhe t’i zvogëlojnë mungesat ku i kanë. Ka edhe disa specialistë që janë të papunë dhe unë mendoj që disa komuna do të mund t’i punësonin ata sepse mund të jenë atraktive.”, u shpreh ai.
Lidhur me ankesat për distancën e udhëtimit duke thënë se Shtëpitë e Shëndetit duhet të bënin një rimbursim.
Sejdiu tha se listat nuk janë të qasshme për publikun për shkak të të dhënave të mjekëve mirëpo ato mund t’i ofrohen Shtëpive të Shëndetit nëse i kërkojnë.
“Neve as nuk na qasen për to, nuk i lypin këto informata sepse këtu mendoj që janë joserioz. Ne nuk i dërgojmë këto sepse janë të dhëna personale dhe duhet të ruhet konfidencialiteti, por nëse është një lloj Shtëpie e Shëndetit apo komunë kërkon se sa pediatra janë të lirë, ne lirisht mund t’i kontaktojmë ata ose të paktën t’i tregojmë se ka pediatra të papunë në këtë rast i mora pediatrat, dhe ne t’i informojmë se ka vende të lira të punës.”, shtoi ai.
Sa i përket vendit të punësimit, Sejdiu tha se Prishtina është e ngarkuar
“Ekziston edhe ai problemi te distanca e udhëtimit sepse është një mendje se të gjithë futen në punë në Prishtinë. Prishtina nuk mund të ngarkohet më.”, tha ai.
“Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë është mjaft e ngarkuar, nuk po them që ka mjaftueshëm, në terren kanë pak por janë shumë më të organizuar Prishtina. Qendra Klinike Universitare është e ngarkuar në shumicën e Specialiteteve ndërsa spitalet rajonale vuajnë për mjek specialistë”, tha mes të tjerash kryetari i OMK-së.
Ndryshe, për një muaj e gjysmë, 20 mjekë janë larguar nga Kosova në drejtim të zonës Shengen./Arbresh.info/Erolinda Gashi/
Lexo edhe:
“Kosova ka nevojë për ta”, Sejdiu: Për një muaj 20 mjekë u larguan nga Kosova
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund luftës në Uk...
Murati: Secili që dëshiron mund të heq dorë nga lista përfit...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...