Në 125 ka arritur numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë. Kurse në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare sot janë të hospitalizuar 60 pacientë.
Prej tyre, me COVID-19 janë gjithsej 44 raste, kurse Klinika është në pritje të rezultateve për gjashtë raste, teksa 10 raste kanë rezultuar negativ për COVID-19.
Gjendja shëndetësore e pacientëve me koronaivurs është kësisoj:
Nga 44 raste të infektuar, 35 raste janë në gjendje stabile, 8 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Një paciente në kujdesin intensiv e pranuar me 25.03.2020, vazhdon të jetë në gjendje të rendë dhe është në ventilim mekanik.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, e testuar pozitiv me COVID-19 është edhe në infermiere e cila ka qenë në kontakt me 3 infermieret tjera të cilat janë COVID -19 pozitiv.
Të 4 infermieret e infektuara janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të spitalizuara në klinikë ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...