44 Aktakuza kundër 55 personave

10:47 | 14 Korrik 2022
Fjolla Bajraktari

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë Themelore janë ngritur 44 aktakuza kundër pesëdhjetepesë 55 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatë persona, si dhe janë bërë shtatë kërkesa për caktim të paraburgimit të tetë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona, ka paraqitur një  kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një  personi, si dhe, ka ngritur 29 aktakuza kundër 31 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy  të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar katër  kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë  të dyshuarve. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tri  aktakuza kundër tre  personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre  persona, si dhe ka bërë dy kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë aktakuza kundër 15 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri  aktakuza kundër gjashtë  personave, për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme