Sot ka diplomuar gjenerata e 57-të e Policisë së Kosovës, me 433 kadetë të rinj policorë.
Në mesin e këtyre kadetëve, 53 prej tyre janë vajza, 17 serbë, 5 boshnjakë, dhe nga një turk e goran.
Para kadetëve dhe familjarëve të tyre, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar të rinjtë që vendosën të jenë pjesë e Policisë dhe tha se nga ta pritet që të jenë qytetarë model që e ruajnë ligjin, e luftojnë krimin dhe i shërbejnë sigurisë në vend.
Për 53 vajzat kadetë, Osmani theksoi se ky është një investim për sigurinë e të gjithëve dhe sa më shumë gra në Polici, aq më shumë do ketë siguri.
“Pjesëmarrja e 53 vajzave të reja, që vendosën të jenë pjesë e Policisë së Kosovës, është një investim për sigurinë dhe ruajtjen e rendit publik për të gjithë qytetarët dhe për të gjithë vendin. Ne duhet ta kemi të qartë një gjë, që sa më shumë vajza të kemi në Polici, aq më shumë siguri do të ketë për qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Osmani.
Ajo tutje theksoi se Policia e Kosovës i ka përmbushur të gjitha kushtet për t’u anëtarësuar në INTERPOL, teksa kërkoj nga policët e rinj që të jenë krenarë me uniformën, të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm për veprimet që bëjnë./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...