Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 43 aktakuza kundër 60 personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar pesë persona të dyshuar, si dhe, janë paraqitur gjashtë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë personave, shkruan arbresh.info.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy persona dhe ka ngritur 12 aktakuza kundër 15 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy persona për 48 orë, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi si dhe, ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, ka bërë tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave, në tre raste të ndara.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 17 aktakuza kundër 19 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 13 aktakuza kundër 24 personave, për vera të ndryshme penale./arbresh.info/
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës