Sot ka përfunduar aksioni i Dhurimit Vullnetar të gjakut me Policinë e Kosovës organizuar ng Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore në bashkëpunim me Qendrën e Transfuzionit te Gjakut në Kosovë, përgjatë muajve qershor, korrik dhe gusht.
Sipas njofitmit, gjatë këtij aksioni janë dhuruar 417 doza gjak, nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilat ndihmuan në shpëtimin e jetëve, shkruan Arbresh.info.
“417 doza gjak të dhuruara nga Pjesëtarët e PK-së , i ndihmuan Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të gjakut të Kosovës, pikërisht në muajt e Verës , ku nevojat kanë qenë të mëdha për shpëtimin e jetës se Qytetarëve që kanë pësuar aksident trafiku , apo të sëmurëve në gjendje për nevojë të shpëtimit të jetës.”, thuhet në njoftim.
Tutje Policia u shpreh e gatshme për aksione të tilla humanitare.
“Punonjësit e Policisë së Kosovës përveq përkushtimit në detyrë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë së qytetarve të vendit, gjithmonë të gatshëm edhe për aksione humanitare si ky i Dhurimit Vullnetar i gjakut.”, njofton Policia./Arbresh.info.
Çfarë dihet deri më tani për rrëzimin e aeroplanit në Kazaki...
“I kishte fotografitë me FaceApp, u ngula!”, Laurenti rrëfeh...
Driloni dhe Sara përgatisin darkën për banorët
“Çift në tentativë”, banorët flasin për Sarën dhe Drilonin
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përball...