Së shpejti pritet të fillojë rehabilitimi i lumit “Drini i Bardhë”, për të cilin do të investohen 410 mijë, ku përfshihet pjesa e shtratit të lumit nga SHMT ”Fehmi Agani” në drejtim të “Ura e Haxhisë”.
Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor(MMPH), Ferat Shala, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për financimin e projektit për rehabilitimin e shtratit te lumit “Drini i Bardhë”.
Sipas kësaj marrëveshje, komuna do të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projektit, si dhe procedurën e tenderimit.
Me realizimin e këtij projekti, qytetarët përfitojnë edhe një shëtitore më shumë dhe hapësirë rekreative./Arbresh.info.
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë