Fatjon Gashi është një ndër nxënësit më të talentuar në Kosovë. Ai ka krijuar me 4000 copa letre flamurin kuq e zi me rastin e festave të Nëntorit.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Fatjoni ka treguar detaje nga përgatitja e flamurit, duke thënë se i janë dashur dy muaj kohë. Sakaq, ai ka theksuar se më herët ka realizuar dhe flamurin e Kosovës.
“Puna ka nisur që në gjysmën e shtatorit, dhe më ka marrë gati dy muaj.
Është pëlqyer shumë nga shkolla dhe nga nxënësit.
Flamurin e Kosovës e kam realizuar më 17 shkurt.
Do ishte më mirë që të dy shtetet të kishin një flamur të vetëm. Do ishte shumë më mirë bashkimi Kosovë-Shqipëri.
Edhe për flamurin e Kosovës, teknika ka qenë e njëjtë, por forma ka qene më ndryshe. Në të ardhmen kam qejf të bëhem artist”, u shpreh Fatjoni./abcnews.al
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit
Gjermania dhe Rusia dëbojnë gazetarë të njëra-tjetrës midis ...
Pete Hegseth, një zgjedhje e pazakontë për postin e Sekretar...