Sipas një raporti të bërë nga dy grupe të ekspertëve për çështjet e Balkanit, liberalizimin dhe anëtarësimin e vendeve ballkanike në BE, thuhet se në vitin që lamë pas, më shumë se 400 mijë qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për vizë Shengen, madje vetëm në Ambasadën Gjermane.
Nga të gjitha këto aplikime, ekspertët thonë se rreth 15 milionë euro i harxhuan kosovarët vetëm për aplikim, e që më shumë se 36 mijë aplikacione u refuzuan
“Ora po troket, ditët dhe vitet janë duke kaluar, por një gjë mbetet: qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Ballkan ende të izoluar! Nëntë vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova mbetet vendi i vetëm në Ballkan dhe gjithashtu kandidat potencial për t’u bashkuar me BE-në që ende nuk ka marrëveshje për liberalizimin e vizave me familjen europiane”… Kështu nis raporti origjinal i bërë nga European Western Balkans në bashkëpunim me dy grupe të ekspertëve për çështjet e tilla, transmeton Gazeta Express.
Edhe pse dialogu për liberalizimin e vizave mes Kosovës dhe BE-së ka filluar që nga viti 2010, ende nuk janë arritur rezultate praktike. Kosova mori udhërrëfyesin katër vjet pas vendeve të tjera të rajonit. Në maj 2016, Komisioni Evropian propozoi heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës, por vetëm pasi Kosova të përmbushë dy kriteret e mbetura: ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Vetëm në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, më shumë se 400.000 qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për vizë në vitin 2016. Sipas një hulumtimi të kryer nga dy grupe ekspertësh, 217.862 qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për vizë Shengen në ambasada të ndryshme në Kosovë gjatë periudhës 2010-2012. Nga të gjitha këto aplikime, 36.567 aplikacione për viza janë refuzuar. Në total, vetëm për tri vjet, kosovarët kanë shpenzuar rreth 15 milionë euro vetëm për të aplikuar për një vizë Shengen, nga të cilat 9 milionë euro janë paguar si tarifë e aplikimit në ambasada të ndryshme, dhe 6 milionë në shpenzimet e tjera për të plotësuar kërkesën për një vizë Shengen.
Megjithatë, me përjashtim të kësaj, European Western Balkans thonë se kjo pasuri e dhënë ishte nga qytetarët më të varfër në Evropë.
Faqja “Shengen Visa Info” shkruan se shumica e qytetarëve të Kosovës kurrë nuk e kanë pasur mundësinë për të udhëtuar në një nga vendet e BE’së, pavarësisht nga fakti se shumë familje kosovare kanë anëtarë të familjes që jetojnë në një nga vendet e zonës Shengen.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?