400 ankesa janë drejtuar në Këshillin e Pavarur Mbikqyrës i Shërbyesve Civil të Kosovës.
Të gjitha ato u bënë për shkak që qytetarët ishin të pakënaqur me procesin e punësimit nëpër institucionet e Kosovës.
Por punësimet pa kontroll e kritere s’mund të shqyrtohet nga ta, për shkak të se nga mungesa e anëtarëve, këshilli është jo-funksional.
Këtë e konfirmoi Eshref Shabani edhe gjatë së martës.
“Ka probleme jashtëzakonisht të mëdha, institucionet po e shfrytëzojnë kete vakum per zgjedhjen e emërimin e njerëzve qe nuk i plotësojnë kriteret ne pozitat e larta…Ne mungese te anetareve, ne nuk mund ta kryejmë asnjë funksion”.
E veprimtarinë e Telekomit të Kosovës dhe kompanisë “Pastrimi”, për të cilat u raportua për punësime poltiike, do ta mbikqyrë këtë vit për herë të parë Zyra Kombëtare e Auditimit.
“po auditohen për herë të parë, për vitin 2018, procesi ka filluar në shtator dhe raportimi bëhet në qershor të këtij viti”.
Nga Zyra Kombëtare e Auditimit, nuk kanë një qëndrim akoma për këto punësime.
“Aktualisht janë në terren, ekipet janë duke I mbledhë të dhënat, për t’I përpunuar ato për të evidentuar parregullësitë e mundshme, jemi të vetëdijshëm për raportimet në media, por jemi duke pritur”.
E për vizitë në këtë institucion, ishte ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kossnett.
Gjatë ditës, ai tha se në kuadër të Zyrës do të funksionojë një njësit i ri, për luftimin e mashtrimeve.
Sipas tij, shumë institucione të Kosovës nuk po e bëjnë punën e tyre, pasi 1/3 e tyre nuk zbatojnë rekomandimet e auditorit.
“38 raste të mashtrimit janë raportuar bazuar në vitin 2017. Ky është vit premtues që tu dëshmojnë institucioneve që s’kanë asgjë për të fshehur. Kosovarët meritojnë të kenë përfaqësues që tregojnë transparencën dhe llogaridhënien”,
Një ditë më parë është publikuar një listë, ku shihet se persona të afërm me deputetë të AAK’së, janë punësuar në këtë kompani.
Me punësimet me dhe pa kritere, po merret edhe Prokuroria e shtetit.
Në një bisedë për T7, nga ky institucion konfirmuan se gjatë të mërkurës do të shqyrtohet mundësia e nisjes së hetimeve për këtë rast.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç