Një 40-vjeçar në fshatin Dremjak të Ferizajt është arrestuar dje, pasi dyshohet se iu ka shkaktuar lëndime trupore tre adoleshentëve të moshave 15,16 dhe 17 vjeç, derisa ishin duke u shëtitur me biçikleta, po ashtu dyshohet se e ka ekspozuar dhe ka nxjerrë nga brezi një revole.
Viktimat kishin pranuar tretman mjekësor. Policia të dyshuarin e kishte shoqëruar në stacionin policor, i cili më pas u dërgua për 48 orë në mbajtje.
Në shtëpinë e personit në fjalë ishte bërë një kontroll ku u konfiskuan një armë zjarri, një karikator me 13 fishkë dhe një brisk./arbresh.info/
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...