Vetëm gjatë ditës së diel në Kosovë janë regjistruar 40 raste të reja me koronavirus.
Ka shkuar në 1 mijë e 234 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 40 raste të reja me ç’rast ka bërë që të shtohet paniku te qytetarët.
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, në konferencën e sotme për medie në orët e vona, ka deklaruar se situata është nën kontroll dhe se nuk ka vend për panik.
“Gjendja është normale nuk ka vend për panik ashtu siç është tentuar dhe prezantuar në orët e pasdites është që ta mbajmë kujdesin, pastërtinë dhe ta respektojmë rekomandimin e IKSHPK-së”, ka deklaruar Zemaj.
Ai theksoi se qysh nesër qytetarët do të lëvizin lirshëm dhe kërkoi ruajtjen e shëndetit nga të gjithë.
“MSH ka marrë vendim që qysh nesër të kemi lëvizje të lirë. Është interes i joni. T’iu lehtësojmë ardhjen bashkatdhetarëve dhe të ruajmë shëndetin. Tu ndihmojmë bizneseve, tu ndihmojnë familjeve që të kalojmë së bashku këtë situatë. Paniku e dëmton zhvillimin e Republikës së Kosovës dhe u ndihmon individëve në dëmtimin e shëndetësisë kosovare”, theksoi ai.
Tutje ai ka bërë se organet përgjegjëse do të shtojnë masat e sigurisë dhe do të jenë më të rreptë ndaj qytetarëve që nuk zbatojnë rekomandimet e IKSHPK-së.
Ai po ashtu paralajmëroi edhe rihapjen e kufijve ajror.
Në anën tjetër, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes dhe t’iu përmbahen rekomandimeve të dhëna.
Ai ka thënë se situata është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik, por që duhet të kihet kujdes pasi që virusi është akoma prezent.
Sipas Ramadanit, të gjitha rastet e reja këtyre ditëve të fundit kanë ardhur si pasojë e lehtësimit të masave.
“Duke pasur parasysh se lehtësimi i masave, festat e muajit të kaluar dhe rikthimi në puna e hapja e bizneseve, ka ndikuar në rritjen e rasteve në disa komuna më saktësisht në 6 komuna kemi rritje të rasteve. Të gjitha këto raste kanë ndërlidhje me njëra-tjetrën dhe kanë të bëjnë me mospërmbajtjen e rekomandimeve të IKSHPK-së”, deklaroi Ramadani, raporton më tutje lajmi.net.
Ai kërkoi nga qytetarët që të kenë më shumë kujdes dhe sidomos nga të moshuarit.
Ramadani bëri të ditur se shumë shpejt do të hapen edhe kufijt ajror dhe universitetet, por kërkoi nga qytetarët që t’i përmbahen rekomandimeve të IKSHPK-së, pasi që sipas tij, në të kundërtën mund të kthehemi përsëri në fillim.
“Kemi hapur kufijtë, do të hapim edhe kufijtë ajror, kemi hapur disa biznese, kemi hapur çerdhet, do të hapim shkollat dhe universitetet dhe me këtë kemi vërtetuar se e kemi nën kontroll, por që duhet t’i përmbahemi në mënyrë strikte rekomandimeve. Por nëse nuk i përmbahemi rekomandimeve, mbajtjen e maskave, dorezave, higjienës dhe distancës, mund të kthehemi në fillim apo edhe më keq. I lus qytetarët që të mos e neglizhojnë virusin duke thënë se nuk është prezent, virusi është prezent dhe mos e neglizhoni këtë. Këtë e them me përgjegjësi morale, etike e profesionale. Mbajtja e maskës është e domosdoshme. Andaj mbajtja e maskave, higjienës e distancës mund t’ia dalim”, deklaroi Ramadani.
Edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes dhe t’i përmbahen rregullave të IKSHPK-së.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se Policia e Kosovës nuk do të ketë mëshirë për ata që shkelin rregullat.
“Kërkoj nga qytetarët e Kosovës t’i respektoni masat e përcaktuara nga IKSHPK. Mendoj që duhet secili nga ne ta japim një kontribut shtesë që të mbrojmë qytetarët e Kosovës me kujdesin e shtuar. Ne bashkërisht besoj që do ta mposhtim influencën e koronavirusit. Kosova ka dhënë një shembull të shkëlqyer në mposhtjen e koronavirusit. Policia e Kosovës në bashkëpunim me institucionet e Kosovës po vazhdon të inspektojë lokalet, me qëllim të mposhtjes së COVID-19. Koronavirusi do mposhtet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit me institucioneve. Besoj që bashkërisht që nga sonte të jemi shumë të kujdesshëm në vendet tona”, deklaroi Qalaj.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?