Mungesa e sigurimit shëndetësor e jetësor, paga jo e dinjitetshme dhe kushtet jo të mira të punës, janë disa nga problemet me të cilat vazhdon të përballet Policia e Kosovës.
Kështu thotë kryesindikalisti i Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, i cili ka bërë të ditur se vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, për shkak të kushteve jo të mira të punës, kanë dhënë dorëheqje rreth 40 pjesëtarë të policisë.
Policia e Kosovës vazhdon të ballafaqohet me probleme të natyrave të ndryshme. Kryesindikalisti i Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, thotë se me gjithë rrezikshmërinë që mbart mbi vete Policia e Kosovës, që nga themelimi e deri me tani, ende mbetet jashtë sigurimit shëndetësor dhe jetësor.
“Qe 24 vite është themeluar Policia e Kosovës dhe nuk kemi sigurim shëndetësor dhe as jetësor, ndërsa bazuar në specifikat e punës, PK del ndër më e rrezikuara gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Kemi 22 zyrtarë policorë që kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës, mbi 4 mijë raste të lëndimeve në detyrë e që një pjesë e tyre kanë mbet me invaliditet të përhershëm”, ka thënë Zeqiri për RTK.
Duke folur në emisionin “Fokus” në Radio Kosovë, kryesindikalisti i Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, përmendi edhe ndryshimet, që ka pësuar Policia e Kosovës, me Ligjin e ri të Pagave.
“Është kufizuar me 1 për qind të buxhetit të pagave shtesa për rrezikshmëri, e cila qe 6 muaj ende nuk është ekzekutuar me pagat e zyrtarëve policorë. Me Ligjin e ri të Pagave janë goditur edhe pensionistët, ku deri më tani i vetmi shpërblim për zyrtarë të PK kanë qenë tri paga jubilare, tash edhe ato janë anuluar”, u shpreh tutje kryesindikalisti.
Zeqiri tha se vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, rreth 40 policë kanë dhënë dorëheqje vullnetare, e që shumica prej janë për shkak të kushteve jo të dinjitetshme, përderisa paralajmëroi edhe dorëheqje të tjera, nëse vazhdohet me këtë trend.
“Vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti kemi rreth 40 dorëheqje vullnetare për shkak të kushteve jo të dinjitetshme, ndërsa për vitin e kaluar janë 100. Në rast se vazhdohet kështu me këto kushte që punon Policia e Kosovës, dhe nuk ka ndonjë reflektim konkret nga qeveria, paralajmërime për dorëheqje ka shumë”, ka deklaruar Imer Zeqiri.
Kryesindikalisti Imeri Zeqiri tha se muajt e fundit për sa i përket mjeteve logjistike dhe uniformave, është kompletuar vetëm policia që vepron në veri të vendit. Ndryshe ditë më parë Sindikata e Policisë se Kosovës dorëzoi në Kuvendin e Kosovës, peticionin e nënshkruar me mbi 62 për qind të pjesëtarëve të saj, që ka të bëjë me pakënaqësinë që kanë ndaj ligjit të pagave.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...