40 mijë persona pa punë në Kosovë si shkak i pandemisë Covid-19

21:49 | 24 Korrik 2020
Arditë Shkodra

Pandemia Covid-19 pos që mori jetën e më shumë se 150 personave deri tash ka bërë që mijëra qytetarë të mbesin pa punë në Kosovë. Nga muaji mars kur u konfirmuan rastet e para me koronavirus, shumë biznese u mbyllën e disa të tjera u përgjysmuan stafin. Si pasojë e masave parandaluese që u vendosën nga qeveria.

Të papunëve në Kosovë gjatë pandemisë u janë shtuar edhe mbi 40 mijë qytetarë të tjerë.

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të sektorit Privat thotë se gjendja në këtë sektor është tejet e rëndë.

Azemi tha se sektori më i prekur është gastronomia që është detyruar të zvogëlojë numrin e punëtorëve për shkak të të ardhurave të vogla.

Sipas Azemit Kuvendi i Kosovës me mosaprovimin e buxhetit po punon kundër vullnetit dhe dëshirës së punëtorëve.

Nga muaji mars kur u konfirmuan rastet e para me koronavius shumë biznese u mbyllën e të tjerat përgjysmuan stafin si pasojë e masave parandaluese që u vënë nga qeveria./rtk

Të ngjashme