Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, për caktimin e paraburgimit deri në përfundim të procedurës për lejueshmërinë e ekstradimit, duke i caktuar masën e paraburgimit dyzet (40) ditë të kërkuarit/pandehurit L.S., për vepër penale të dhunimit.
INTERPOL, ka lëshuar urdhërarrest për arrestimin e të kërkuarit/pandehurit L.S., nga RF e Gjermanisë, me kërkesë për ekstradimin e tij autoriteteve të Gjermanisë.
Ekziston dyshimi i bazuar se i kërkuari/pandehuri L.S., në territorin e RF të Gjermanisë ka kryer vepër penale, “abuzim seksual i rënduar i një fëmije që përkon me dhunimin” nga neni 176C par.1.177 nënpar. 1.5 dhe 6.52 i Kodit Penal të Gjermanisë, që është e paraparë edhe në legjislacionin tonë vepra penale e dhunimit nga neni 227 të KPRK-së.
I kërkuari/pandehuri L.S., është shpallur në kërkim ndërkombëtar me vendimin e datës 29.08.2022 të Gjykatës së Heidelbergut të Gjermanisë. I njëjti do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej dyzet (40) ditë, i cili do të llogaritet nga data 13 mars 2023 dhe do të zgjasë deri më 22 prill 2023.
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Ilir Rashkaj, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës së konkretizimit të ekstradimit, gjegjësisht marrjes së vendimit për lejueshmërinë e ekstradimit.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...