Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 40 aktakuza kundër 45 personave, për vepra të ndryshme penale, thuhet në Raportin e Prokurorit të Shtetit.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 15 persona, si dhe janë bërë 12 kërkesa për caktim të paraburgimit të 12 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë persona, ka paraqitur tetë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë personave dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy persona të dyshuar, në dy raste të ndryshme, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tetë aktakuza kundër nëntë personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi, si dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person për 48 orë, si dhe ka ngritur 4 aktakuza kundër 14 personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy persona të dyshuar, në dy raste të ndara.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person, si dhe ka ngritur tre aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur një kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një personi për vepër penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ nga neni 267 paragrafi 1 të KPRK-së, si dhe ka ngritur gjashtë aktakuza, kundër 10 personave, për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...