Komuna e Graçanicës po del se nuk është kursimtare me paranë publike.
Madje nga buxheti i saj, i pari i komunës Srgjan Popoviq, u ka blerë veshje dimërore edhe zyrtarëve komunal, shkruan arbresh.info.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për nënshkrim të kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
E për kontratën me titull “Furnizim i veshjeve dimërore për nevojat e zyrtarëve komunal” fillimisht ishte parashikaur vlera prej 4.640 euro.
Pas hapjes së tenderit kishin aplikuar dy operator ekonomik ndërsa fitues ka dalë N.P.T.”ELLCANA” nga Rahoveci i cili ka ofruar çmimin prej 3.580 euro.
Operatori tjetër kishte ofruar çmimin prej 4 mijë euro.
Por në të njëjtin njoftim nuk jepen detaje se për cilët zyrtare komunal janë blerë këto rroba/arbresh.info/
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati ka një njoftim të rëndësishëm për familjet që kanë ap...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,