Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me një rast të kontrabandimit me mallra në Komunën e Leposaviqit.
Përmes raporitt 24 orësh, Policia ka bërë me dije se një kamion me targa të Serbisë, i ngarkuar me rreth 4 tonë mish pule, ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një prrua.
I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Leposaviç 11.04.2024-19:40. Raportohet se një kamion me targa te shtetit serb me drejtues NN ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një prrua. Në kamion kishte të ngarkuara rreth 4 tonë mish të bardhë, kurse personi i dyshimtë eshte larguar në drejtim të pa njohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti cilësohet si me lart. Njesitet policore relevante ne bashkepunim me Doganen e Kosoves, jane duke u marrur me rastin”, thuhet në raport.
Peci – fermerëve: Ishit ndjesia pozitive dhe motivi im për p...
Kurti: Të sanksionohen ata që bashkëpunojnë me personat që j...
Pogradec/ Aksidentoi për vdekje këmbësorin e u largua, arres...
Në Bosnje vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit nga përmbytj...
Ylli fiton dramën ndaj Pejës në “Karagaçi”
Zelanda e Re goditet nga një tërmet i fortë