Në Shqipëri që në orët e para të mëngjesit, vendi ynë mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë si pasojë e masave ajrore me origjinë Afrikane. Përjashtim bëjnë zonat malore të cilat do të kenë kthjellime dhe vranësira të shpeshta.
Sipas MeteoAlb, parashikohet që pasditja dhe në vijim të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin shqiptar ku në verilindje priten grumbullim i vranësirave duke sjellë rrebeshe afat-shkurta shiu dhe mini-stuhi breshëri.
Maqedonia e Veriut
Nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë paraqitet republika e Maqedonisë së Veriut përgjatë paradites por orët e pasdites do të sjellin grumbullim të vranësirave duke gjeneruar shira në fortë shtrëngatash si edhe breshër në pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut.
Rajoni dhe Europa
Brigjet veriperëndimore të Europës dhe kryesisht, Europa Qendrore do të përfshihen nga vranësira të dendura duke sjellë mini-stuhi të forta ere dhe shira në formë shtrëngatash. Po ashtu, do të jenë prezent rrebeshet e shiut pjesërisht në rajonin e Ballkanit ndërsa përsa i përket, pjesës tjëter të Europës do të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta, si pasojë e valëve të nxehtit Afrikan./Abcnews.al/
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli