4 të vdekur nga covid-19, në 24 orët e fundit në Kosovë

15:51 | 15 Korrik 2020
Arbresh Info

Edhe 4 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavrus, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, raporton arbresh.info

Këtë e kanë konfirmuar krerët e shëndetësisë në vend Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë.

Drejtori i IKSHPK’së, Naser Ramadani, tha se janë 119 raste të reja, 92 persona të shëruar dhe gjithsej 112 persona të vdekur nga koronavirusi deri më tani.

Kjo lë të kuptohet se katër persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit, pasi deri në mbrëmjen e së martës, numri total i të vdekurve nga COVID-19 ka qenë 108.

“Më datë 14 korrik në Laboratorin e Mikrobiologjisë janë testuara 420 mostra, 119 kanë rezultuar pozitive, numri total i rasteve pozitive është 5237. Kemi 112 raste të vdekjes. Në këtë 24 orësh janë shëruar 92 pacientë, numri i të shëruarve ka shkuar në 2462, ndërkaq raste aktive janë 2663”, ka thënë Ramadani.

IKSHKP ka ndryshuar orarin e raportimeve. Tani njoftimet për rastet e infektimeve, të shëruarve dhe të vdekurve do të bëhen në ora 15: 00 e jo si deri më tani rreth mesnatës. Si pasojë e ndryshmit të orarit, mbrëmë s’ka pasur raportime.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme