Një rritje e dytë e çmimit të naftës nuk pritet të ndikojë në rritjen e çmimit të biletës së autobusit, raporton arbresh.info.
E, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se autoritetet përkatëse kanë filluar inspektimin në terren, pasi në Kosovë sot pati sërish rritje të çmimit të naftës.
Arbresh.info, ka kontaktuar me kryetarin e Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, i cili tha se nuk do të ketë një rritje të dytë të çmimit të biletës.
“Nuk ka me pas rritje të çmimit të biletave , të paktën ne si Shoqatë nuk dimë nëse ka me pas ndonjë rritje. Rritje të vogla kanë ndodh nëpër kompani sipas vlerësimit të tyre por shumë të vogla, ndërkaq të paktën tani unë nuk jam i informuar se do të ketë një rritje të çmimit të biletave në destinacione të ndryshme, d.m.th pa marr parasysh rritjes së çmimit të naftës, çmimi i biletave është stabil, pra mbetet aj çmim sa ka qene dje, pardje, para 10 dite.
Kurtishaj tha se çmimi i biletave rritet nga ana e kompanive private.
“Shoqata nuk merr vendim për me ngrit apo ulë, çmimet , rritjen e tyre e bëjnë kompanitë në mënyrë individuale”, deklaroi Kurtishaj.
Kujtojmë se pas një ulje para pak ditësh, sërish është rritur çmimi i naftës.
Prej 1.59 centë për një litër, çmimi i naftës është rritur në 1.69 centë për litër. /arbresh.info/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...