Google ADS

Rama viziton lokacionin ku do të ndërtohet Spitali i Prishtinës: Po bëhen matjet dhe analizat e nevojshme

10:57 | 1 Shtator 2022
KRG

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se tashmë kanë filluar punimet e Spitalit të Kryeqytetit.

Rama me anë të një postimi në Facebbok, ku ka shpërndarë edhe pamje nga vendi, ka thënë se se janë duke u bërë të gjitha matjet dhe analizat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e procesit të ndërtimit, tranmseton arbresh.info.

Postimi i plotë:

Spitali i Kryeqytetit po bëhet! 🏥
Bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë, z. Izet Sadiku, vizituam lokacionin e dedikuar për ndërtimin e objektit.
Janë duke u bërë të gjitha matjet dhe analizat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e procesit.👷‍♂️🛠👷‍♀️
Punimet për Spitalin e Kryeqytetit janë duke ecur sipas planit dhe presim që ndërtimi të fillojë gjatë vitit 2023.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme