Google ADS

4 prilli – Dita Botërore e Vetëdijesimit ndaj Minave

09:05 | 4 Prill 2018
Arbresh.info

Sot, është Dita Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin ndaj minave.

Kombet e Bashkuara kanë shpallur këtë ditë më 8 dhjetor të vitit 2005 dhe ajo ka nisur të shënohet për herë të parë më 4 prill, 2006.

Kjo organizatë bën thirrje për përpjekje të vazhdueshme nga shtetet, me ndihmën e OKB-së dhe organizatave përkatëse, për të ndihmuar në krijimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të veprimit ndaj minave, në vendet ku minat dhe mbetjet eksplozive të luftës përbëjnë rrezik serioz për sigurinë dhe shëndetin e njerëzve.

OKB-ja vlerëson se deri në 20 mijë njerëz humbin jetën, ose gjymtohen çdo vit nga minat tokësore dhe thotë se të paktën një e pesta e viktimave janë fëmijë.

Kombet e Bashkuara thonë se vendet më të prekura nga minat janë Angola, Kamboxhia, Afganistani dhe Bosnjë-Hercegovina.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme