Anëtarja e një partie politike, drejtori i burgjeve, drejtori i një gazete hulumtuese të internetit dhe bashkëshortja e një ministri kanë rënë pre e dhunës brenda tre muajsh në Kosovë.
Autorët e sulmeve ndaj katër fytyrave publike: Arbana Xharra, Sokol Zogaj, Parim Olluri dhe Vitore Stavileci ende nuk janë identifikuar, edhe pse sulmet ndaj Xharrës, Zogajt e Ollurit kanë më shumë se dhjetë ditë që kanë ndodhur.
Sulmet ndaj fytyrave publike që tronditën shoqërinë kosovare në vitin 2017, nisën në muajin maj. Në mëngjesin e 13 majit, anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arbana Xharra po shkonte në banesën e saj; kur po i drejtohej hyrjes së banesës së saj, ajo u sulmua fizikisht nga disa persona.
Lëndimet që Xharra pësoi ishin të rënda. Ish-kryeredaktorja e “Zërit” mori tretman në Qendrëm Klinike Universitare dhe gjendja e saj tani është stabile.
Për sulmin ndaj Xharrës reagoi e gjithë shoqëria. Sulmi ndaj saj u cilësua “akt barbar” e “i papranueshëm”. Edhe pse ishte pjesë e një partie politike, të gjitha partitë e dënuan sulmin ndaj anëtares së PDK-së.
Kaluan tre muaj, autorët e sulmit ndaj Xharrës nuk u identitifkuan. Por, pas tre muajve, shoqëria kosovare u trondit nga dy sulme të tjera që ndodhën në një ditë. Më 16 gusht u sulmuan fizikisht edhe dy persona publik.
Njëri sulm ndodhi në mëngjesin e kësaj dite, ai ndaj drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës Sokol Zogaj, ndërsa tjetri ndodhi në mbrëmje kur u sulmua drejtori i Gazetës Online Insajderi Parim Olluri.
Zogaj u rrah brutalisht nga dy persona para banesës së tij në Prishtinë, në orët e mëngjesit së 16 gushtit. Ai u dërgua menjëherë në emergjencë për të marrë trajtimin mjekësor. Për disa ditë, drejtori i burgjeve të Kosovës qëndroi në spital.
“Sot, rreth orës 07:00 të mëngjesit duke dalë nga banesa e tij në Prishtinë, nga persona deri më tash të panjohur është sulmuar brutalisht Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.Ministria e Drejtësisë dënon ashpër sulmin brutal ndaj Zogaj”, thuhej në një njoftim të Ministrisë së Drejtësisë, që e konfirmonte sulmin.
Teksa sulmi ndaj Zogajt kishte marrë vëmendje të madhe dhe ishte dënuar skajshëm nga anëtarë të partive politike, shoqërisë civile dhe zyrtarëve të institucioneve të larta shtetërore, në kryeqytet ndodhi edhe një sulm tjetër fizik. Kësaj radhe e pësoi drejtori i Insajderit, Parim Olluri.
Ai u sulmua fizikisht nga disa persona. Sulmi ndaj tij ndodhi në Prishtinë, afër banesës së tij, rreth orës 22:00.
Në momentin e sulmit, Olluri shoqërohej edhe nga bashkëshortja e tij, e cila është alivanosur. Edhe drejtori i gazetës investigative, njashtu dhe bashkëshortja e tij morën trajtimin e nevojshëm në QKUK atë natë.
Dymbëdhjetë ditë pas këtij sulmi, më 28 gusht ndodhi sulmi i katërt në Kosovë, brenda tre muajve.
Mesditën e ditës së hënë u sulmuar fizikisht nga dy persona të dyshuar, Vitore Stavileci, bashkëshortja e anëtarit të PDK-së dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.
Rasti ndodhi rreth orës 14:00 në lagjen Veterrnik në Prishtinë.
Për sulmin fizik ndaj Vitore Stavilecit reaguan edhe Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Isa Mustafa. Ata shprehen keqardhje për sulmin ndaj saj, derisa kërkuan zbardhjen e rastit nga organet e drejtësisë.
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare