Ani pse kanë kaluar pothuajse katër muaj, Kuvendi Komunal i Prishtinës nuk ka mundur të mbajë seancat të cilat kanë qenë të parapara. Kjo për faktin se partia e cila udhëheq me këtë Komunë tashmë janë ndarë në dysh, shkruan Arbresh.info.
E kjo jo vetëm se ka dëmtuar vetë procesin e Kuvendit, por po paraqet problem edhe me vazhdimin e seancave të rregullta, thotëkëshilltari i LDK-së, Agim Gashi.
Ai ka thënë për Arbresh.Info se Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti, po e vazhdon avazin e vjetër duke mos ardhur në seancat parlamentare.
“Kryetari i komunës po e vazhdon avazin e vjetër në mos ardhjen në kuvend dhe mos bashkëpunimin me subjektet politike sepse ju po e shihni se premtimet në këtë mandat nuk po mund ti realizoj madje ai ne këta muaj është ne heshtje totale. Është e tmerrshme se si ne kemi mbajtur vetëm dy seanca punës deri tash jemi nëminus seanca madje ne nuk kemi mundur ta miratojmë as planin e punës së Kuvendit sepse nuk na ka ftua kryesuesi për të hartuar këtë planë jemi shumë mbrapa jo vetëm tënatyrës kuvendare por edheqeverisës. Ne po presim raportin tre mujor të Kryetarit dhe pastaj ne do të shohim se cilat do të jenë hapat e LDK-së”.
Madje ai shton se nga përplasjet kjo parti nuk po mund ta ndaj as pushtetin nëndërmarrjet publike komunale.
“Komuna e Prishtinës po qeveristë nga partitëfëminore, tash në dorë i kemi komisionet aksionare tëndërmarrjeve Publike nëPrishtinë dhe ju e patë se edhepërkundër muajit të katërt të qeverisjes nuk ka as një ndryshim, madje komisioni i ri i aksionarëve nuk mundet të hyjë nëndërmarrje për arsye të përplasjes neVetëvendosjes dhe nuk po mund ta ndajnë pushtetin. kjo ndjenja qeverisës duke e politizuar skajshmërish e sjell Kryetarin në pafuqi qeverisëse. Edhe ketë mandat ne do ta luajmë rolin opozitar dhe do të mundohemi që nëvazhdimësi tëpengojmë keq qeverise”, ka shtuar Gashi.
Edhe LeotrimRetkoceri , këshilltari PDK-së, nëKomunën e Prishtinës, thotë se ndarja në dysh e kësaj partie ka bërë që të ketë ngecje të seancave të rregullta.
Sipas Retkocerit, tash më sëmiri u bë e ditur se kush po e bllokon Kryetarin Ahmeti në realizimin e projekte.
“Na nuk jemi tëkënaqur me ecurinë e punës ne kuvend, ndërsa saipërket ndarjes se vetëvendosjes me këtë ndarje ështëballafaquavazhdimisht komuna edhe ne mandatin e kaluar dhe kritika e Ahmetit për bllokadë nga partitë e tjera kjo po tregon se aj ka pasur bllokadënga partia e tij dhe tregon gjendjen e vërtet të tyre se Komunën e Prishtinës e kanëkëqyr si kulaç për me nda interesat e tyre klanore. Seancat e rregullta janë mbajtur vetëm dy pasi që Kryetari Ahmeti nuk ka qenë i gatshëm me u ballafaqua me grurin të cilin ju kanë ndarë”, thotë ai.
Madje për Arbresh.info, ka shtuar se më së miri do të ishte që Komuna e Prishtinës të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi që sipas tij kështu si janë tash nuk do të mund të realizojnë as një projekt.
“PDK- ja , do të jetë një subjekt opozitar për të mbrojt interesat e qytetarëve. Na do ti përkrahim projektet të cilat kanë qenë në interes për qytetaret por jo edheprojektin si puna e buxhetit tëkomunës i cili ka qenë i dobët dhe pa sqarime.Nuk e dimi se a do tëmund tëshkojnë nëkëto rrethana deri në fund të mandatit, dhe mendoj se ma se mirë ish kanë me pas zgjedhje sa ma herët e mos të bllokohen proceset si shkak i kësaj gjendje”, ka përfunduarRetkoceri.
Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje nga 22 Marsi edhe zyrtarisht është ndarë në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Tashmë asamblistë të LVV-ja, janë 7 me numër, 9 të tjerë kanë mbetur në Grupin Parlamentar të LVV-së, dhe një asamblist ka zgjedhur të mbetet si i pavarur. Pas kësaj ndarjeje grupi më i madh parlamentar, është ai i LDK-së, e cila është në opozitë me 15 asamblistë./VSelimi/Arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...