4 nga të lënduarit e shpërthimit te bombolës së gazit në Mitrovicë i nënshtrohen operimit

20:32 | 13 Janar 2024
R J

Si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, ku janë 13 të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim, ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës të shtunën.
Katër prej tyre janë duke u operuar.

Sipas njoftimit, pacientët kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, në gjymtyrë të ndryshme të trupit, përfshirë, fytyrë, duar, këmbë dhe pjesë të tjera të trupit.

Njoftimi i plotë:

“Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, po trajtohen 13 pacientë si pasojë e djegieve nga shpërthimi i bombolës së gazit në fshatin Kçiç të Mitrovicës. Pacientët pasi kishin marrë trajtimin fillestar në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, janë sjellë në QKUK. Ekipi emergjent në përbërje të mjekëve specialistë të profileve të ndryshme dhe infermierëve po trajton që të trembëdhjetë pacientët. Katër nga ta janë duke u operuar në sallën e operacionit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme