10:26 | 10 Dhjetor 2020
V. S.
Ndonëse kanë kaluar 30 minuta, Seanca e Kuvendit të Kosovës ende nuk ka filluar.
Ishte paraparë të filloj në ora 10:00, por mungesa e deputetëve po e vonon fillimin.
Në këtë seancë pika e tretë e rendit të ditës është interpelanca me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, kjo me kërkesë të deputetes Mimoza Kusari-Lila, e nënshkruar edhe nga nëntë deputetë tjerë. Interpelanca e Kuçit ka të bëjë me dhënien e licencave afatgjate për prodhimin e energjisë elektrike ndërmarrjes “Kelkos Energy” Sh.P.K PËR hidrocentralin “Deçani” dhe “Belaja”.
Veç kësaj në seancën e sotme është paraparë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-015 për letërnjoftim.
Më poshtë sjellim të plotë rendin e ditës për seancën e sotme që pritet të filloj në ora 10:00.
Rendi i ditës
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Interpelanca me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, sipas kërkesës së deputetes Mimoza Kusari-Lila, e nënshkruar edhe nga nëntë (9) deputetë tjerë, në lidhje me dhënien e licencave afatgjate (40vjet) për prodhimin e energjisë elektrike ndërmarrjes “KELKOS ENERGY” sh.p.k për HC “Deçani” dhe HC “Belaja”,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-015 për letërnjoftim,
- Shqyrtimi i Statutit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj,
- Shqyrtimi i Statutit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë,
- Shqyrtimi i Statutit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë,
- Shqyrtimi i Statutit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji, për vitin 2019,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, për vitin 2019,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, për vitin 2018,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, për vitin 2019,
- Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë 2018 – 2019,
- Debat parlamentar për luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje me rastin e fushatës senzibilizuese në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore, sipas kërkesës së deputeteve Vlora Limani Hajnuni dhe Lirije Kajtazi, të mbështetura nga 8 deputetë tjerë,
- Emërimi i Kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT,
- Zgjedhja e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit,
- Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve jo shumicë./arbresh.info/