Nën patronazhin e Partisë Evropiane Socialiste u zhvillua në Tiranë konferenca ballkanike e të majtëve të rajonit, ku Kosova u përfaqësua nga Albin Kurti i Vetëvendosjes dhe Fatmir Limaj i Nismës.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i kërkoi me këtë rast Brukselit që të mbajë fjalën e të heqë vizat për qytetarët e Kosovës, raporton Top Channel.
“Për ne shqiptarët është me rëndësi që Bashkimi Evropian të mbajë fjalën dhe të liberalizojë lëvizjen për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe jam i bindur se Presidenti i Partisë Socialiste Evropiane ndan të njëjtin qëndrim”, deklaroi kryeministri.
Ndërsa Albin Kurti i kërkoi Tiranës që të heqë taksën e Rrugës së Kombit, gjë të cilën nënvizoi se ia kishte thënë edhe Edi Ramës.
“Taksa është e shtrenjtë, kosovarët nuk janë të pasur. Është më mirë mirëmbajtja nga taksat e shtetit”, deklaroi Kurti./TCh
Moti sot kryesisht me diell
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi