Google ADS

4 kandidatët për deputetë nga dega e LDK-së në Podujevë

08:25 | 31 Gusht 2019
Arbresh.info

Katër kandidatë për deputetë janë caktuar nga dega e Lidhjes Demokratike në Podujevë.

Kjo degë e cila udhëhiqet nga nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, tashmë i ka caktuar personat me të cilët do të kandidojë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Fidan Rekaliu, Nexhmi Rudari, Mirsad Kamerolli dhe Visar Hoti, do të jenë kandidatët e LDK-së nga Podujeva në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kjo do të bëhet publike, gjatë ditës së sotme, duke filluar nga ora 11:00, ku kryetari i degës së LDK-së, Agim Veliu, do t’i zyrtarizojë kandidaturat nga kjo degë.

Kandidatë tjerë që pritet të vendosen, e që vijnë nga rajoni i Llapit, do të jenë edhe ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe ish deputetja, Doruntinë Maloku.

Të dy këta do të jenë kandidatë që do të vendosen nga kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

LDK në këto zgjedhje, do të garojë me Vjosa Osmanin, si kandidate për kryeministre, teksa kjo parti, sikurse të tjerat, do të kenë mundësinë që t’i kenë nga 110 kandidatë në listën e tyre zgjedhore.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme