Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, IsmetBeqiri, në një intervistë për Arbresh.info, thotë së është ende herët për të bërë publike nëse do të jetë kandidat për të parin e LDK-së, por nuk e mohon se një gjë e tillë do të ndodhë në vitin e ardhshëm.
“Saipërket kandidimit tim unë po e them se është ende herët për këtë punë ne e kemi Kryetarin Mustafa, zgjedhjet janë vitin tjetër dhe nuk du mu bë pjesë e atyre që i lëshon kondicioni herët dhe nuk du mu bë pjese e tyre dhe nuk ka arsye që të merremi më këtë punë. Ndërsa kur të vije koha është normale dhe e drejt e çdo kujt të kandidoj dhe procesi është i hapur. Kush është në politik ka ambicie ndërsa aktualisht r nuk e kamë shpreh një ambicie të tillë, çka do të ndodh në vitin tjetër është tjetër temë”, ka thënë ai.
Ndërsa deklaratat e disa anëtarëve të kësaj partie për këtë post i quan si të ngutshme, pasi sipas tij do të ju humbë kondicioni deri në zgjedhje.
“Nuk ka zgjedhje të LDK-së, në këtë vite, dhe kushdo që e thotë anash janë spekulime ditore. Zgjedhjet janë vitin e ardhshëm, ndërsa saipërket ambicieve të personave për postin e Kryetarit të LDK-së, janë bukur shumë njerëz kanë shpreh ambicie për Kryetar të LDK-së, dhe ështëherët për këtë punë dhe mendoj se i lëshon kondicioni për këtë qeshje. Gjithkush ka ambicie por edhekëto kanë kufi. Zyrtare ende nuk mund të japim as një informacion”, ka deklaruar Beqiri në një intervistë dhënë Arbresh.info./V.Selimi/
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...