Komuna e Gjilanit bashkë me qendrën e kujdesit ditor “Pema”, kanë mbjellë sot 21 fidane në lagjen “Iliria” në shënim të 21 marsit, Ditës ndërkombëtare të personave me sindromën down.
Selami Xhemaili, drejtor i Shëndetësisë, ka thënë se Komuna e Gjilanit me të gjitha kapacitetet buxhetore e kanë mbështetur qendrën “Pema” dhe të gjitha organizatat që përkujdesen për trajtimin e personave me sindromin doën.
“Ne si Komunë e kemi shprehur gatishmërinë që iniciativën e qendrës “Pema” ta përkrahim në institucuionet komunale, gjegjësisht Kuvendin Komunal, për emërtimin si “Parku i 21 fidaneve” që është simbolikë e shënimit të 21 marsit, në shenjë solidarizimi me fëmijët me sindromin down, në mënyrë që Gjilani ka ketë një hapësirë që iu dedikohet atyre”, ka thënë Xhemaili, thuhet në njoftimin për media.
Përfaqësuesja e Qendrës së kudjesit ditor “Pema”, Emine Sallahu, tha se i kanë propozuar Komunës së Gjilanit mbjelljen e 21 fidaneve, duke shfaqur shpresën që ky park të quhet Parku i 21 fidaneve./arbresh.info/
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara