Google ADS

Edhe pas dy ore vazhdon ende mbledhja e kryesisë së LDK-së

18:46 | 29 Mars 2021
V. S.

Tash e dy orë, kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës po mban mbledhje në selinë qendrore të partisë.

Në këtë mbledhje pritet të merret një vendim lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit, pozitë të cilën e synon Vjosa Osmani.

Ndryshe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është takuar së paku dy herë me Vjosa Osmanin për ta diskutuar mundësinë që deputetët e kësaj partie ta mbështesin atë për t’u zgjedhur presidente.

Për zgjedhjen e Osmanit, nevojitet edhe mbështetja e ish-partisë së saj për ta marrë pozitën e shefes së shtetit, pasi që dy partitë tjera opozitare, PDK-ja dhe AAK-ja, janë deklaruar hapur se nuk do ta bëjnë këtë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme