Dita e 12-të e barrikadave në veri, vendoset edhe një barrikadë e re në fshatin Qaber

11:50 | 21 Dhjetor 2022
A Z

Tash e 12 ditët pjesa veriore e Kosovës vazhdon të mbetet e bllokuar me vendosjen e barrikadave nga serbët në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq.

Përkundër thirrjeve të ndërkombëtarëve për largimin e barikadave ato vazhdojnë të qëndrojnë ende.

Heqja e tyre po kërkohet të bëhet nga ata që i kanë vendosur.

Javën e kaluar Serbia i ka bërë kërkesë NATO-s lidhur me dislokimin e deri një mijë trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë. Lidhur me këtë kërkesë nga KFOR kanë thënë se aktualisht po e shqyrtojnë këtë kërkesë.

Pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Kur jemi te java e kaluar theksojmë se dje disa qytetar kanë protestuar në pikën kufitare në Jarinje nga ana e Serbisë.

Një pjesë e qytetarëve janë parë të maskuar, ndërsa në duar kanë flamuj të Serbisë. Kurse, në anën kosovare të kufirit në Jarinjë, shihen pjesëtarë amerikanë të misionit të NATO-s, KFOR.

Pas protestës të së dielës pranë kufirit në Jarinjë nga një grup të së djathtës ekstreme, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se qytetarët duhet të sigurohen që Policia e Kosovës ka kapacitete dhe është e aftë të përballet me strukturat kriminale.

Heqja e tyre po kërkohet të bëhet nga ata që i kanë vendosur. Kështu tha këtë javë gjatë qëndrimit në Prishtinë, Emisari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas Escobar, barrikadat duhet të hiqen nga njerëzit që i kanë vendosur.

“Ajo që dua të them ka të bëjë më pak me fajësim dhe më shumë me rrugën përpara. Realiteti është se ne kemi nevojë që të gjithë të kontribuojnë në proces dhe të gjithë të kontribuojnë në zgjidhjen e kësaj krize aktuale. Unë vërtet besoj se barrikadat duhet të hiqen nga njerëzit që i kanë vënë ato”, tha dje Esobar.

Se barrikadat duhet të hiqen me marrëveshje politike, jo me buldozerë, e tha edhe ndërmjetësi evropian në dialog Miroslav Lajçak.

Ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi se këtë punë ia ka lënë në dorë KFOR-it, por se të njëjtit kanë kërkuar pak kohë derisa të intervenojnë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme