ATK rrit të hyrat për 13 për qind

16:39 | 5 Prill 2018
V. S.

Në një njoftim dërguar mediave ATK njofton se ka tejkaluar edhe planin për këtë tremujor me rreth 5.3 për qind, pa përfshirë 9.97 milionë eurot e arkëtuara si të hyra të njëhershme nga Fondi i Kursimeve Personale të Kosovës në të hyra të rregulta

Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur që në tremujorin e parë të këtij viti të rrisë të hyrat e rregullta të mbledhura për 13.3 për qind në raport me periudhën e njëjtë të viti të shkuar.

Në një njoftim dërguar mediave ky institucion njofton se ka tejkaluar edhe planin për këtë tremujor me rreth 5.3 për qind, pa përfshirë 9.97 milionë eurot e arkëtuara si të hyra të njëhershme nga Fondi i Kursimeve Personale të Kosovës në të hyra të rregulta.

“Rezultat për rritjen e të hyrave janë avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare”.

“Po ashtu, këtu rol të rëndësishme ka edhe pjesa e legjislacionit tatimor, përmes së cilës bëhen përpjekje të vazhdueshme që të krijohet një infrastrukturë e mirë ligjore”, përfundon njoftimi./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme