Arben Gashi, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, në seancën e Kuvendit të Kosovës iu është përgjigjur kritikave të Lëvizjes Vetëvendosje duke i quajtur përfaqësues të gënjeshtrës.
Gashi ka thënë se demokracia është sport i rëndë e se Vetëvendosja bën populizëm.
“Po shohim vazhdën e përfaqësueve të moralit të pavërtetës dhe gënjeshtrës. Zotëni ne kemi një rezultat zgjedhor që është i certifikuar dhe demokracia bazohet mbi rezultatin zgjedhor dhe jo mbi pretendimet e demokracisë Facebook’iane. Demokracia është sport ma i rendë se populizmi juaj i shpërfaqur në Kuvend në rrugë e në secilin autoritet. Të nderuar aty ku ju patët pak përgjegjësi abuzuat”, ka thënë ai.
Shefi i deputetëve të LDK-së thotë se e kanë marrë shëndetësinë afër kolapsit.
“Shëndetësinë që e morëm nga ju, e mbyllët vendin kur pati vetëm dhjetëra raste, e quat vendim drejt kolapsit shëndetësor. Ju zotërinj nga mungesa e zotimit e dorëzuat edhe pushtetin, e shohim modelin e Prishtinës, model i përtacërisë, i korrupsionit.
E shohim Prizrenit, të paktën gjashtë drejtor kanë akuzë për korrupsion, për 50 ditë ju arritët ta futni Kosovën në një krizë institucionale. Çka përfaqësoni ju? Nuk arritët të ndërtoni asnjë bashkëpunim mbi idenë e përfaqësimit autentik të popullit revulicionar. Të jemi të qartë dhe të sinqertë në ato që i deklarojmë e përfasqësojmë”./arbresh.info/
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...